Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump ku ka kërkuar shtyrje deri më 9 korrik për arritjen e një marrëveshjeje tregtare të favorshme mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.
Në një postim në rrjetet sociale, von der Leyen vlerësoi se “komunikimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ishte i mirë” dhe e konsideroi këtë si “një hap pozitiv drejt përmirësimit të marrëdhënieve tregtare”. Ajo shtoi se “Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë marrëdhënien tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushtë në botë” dhe shprehu gatishmërinë për të përshpejtuar bisedimet me vendosmëri.
“Për të arritur një marrëveshje të mirë, do të na duhet më shumë kohë deri më 9 korrik,” theksoi von der Leyen, duke kërkuar kështu një periudhë shtesë për negociatat.
Kjo komunikim vjen pas paralajmërimit të Presidentit Trump për vendosjen e tarifave të reja prej 50% për mallrat evropiane nga 1 qershori, pas dështimit të negociatave me udhëheqësit e BE-së. Trump e përshkroi deficitin tregtar vjetor prej 250 miliardë dollarësh si “të papranueshëm” dhe bëri të qartë se tarifat nuk do të ndikojnë produktet e prodhuara në Shtetet e Bashkuara.