Në Brescia, Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar gjatë një operacioni kundër drogës, duke sekuestruar mbi 126 kilogramë kokainë me vlerë rreth 14 milionë euro.
Ai ishte përgjegjës për ruajtjen e lëndës narkotike në një banesë, dhe u kap sapo hyri me dy çanta të mbushura me kokainë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti edhe materiale për paketimin dhe para të gatshme, të cilat dyshohen si fitime nga trafiku i drogës.
Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e të përfshirëve në këtë aktivitet kriminal.