-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarkun Fier dhe Vlorë: 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar në rrjetin e tij social ka kërkuar të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit.

Lapaj thotë se kanë marrë pamjet filmike dhe kanë konstatuar disa mospërputhje gjatë shqyrtimit të procesverbaleve. Ai thotë se kërkesa për rinumërim do të dërgohet sot në KQZ, si dhe nëse do të jetë prekur një votë do të ndiqen penalisht.

“Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar. Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën të plota në dispozicion dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse. Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim”, shkruan Lapaj.

Ai thekson se “për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit