-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacion antidrogë në Belgjikë, goditet grup kriminal shqiptar

Kryesoret

Autoritetet belge kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar më 20 maj në disa qytete të vendit. Gjatë aksionit, u kryen 11 kontrolle në rajonet Diest, Geel, Liège, Herstal, Lummen, Oupeye dhe Tremelo.

Si rezultat, u arrestuan tetë persona, gjashtë prej të cilëve të moshës 32 deri në 46 vjeç u lanë në paraburgim. Hetimet kishin nisur që në nëntor 2023 dhe zbuluan se grupi ishte i përfshirë në kultivimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, kryesisht kanabis, në Belgjikë dhe Francë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 36.5 kg kanabis, lëndë të tjera narkotike, para cash dhe armë zjarri. Autoritetet shqiptare dhe franceze bashkëpunuan në këtë aksion, i cili u koordinua nga Prokuroria e Leuven-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit