Policia e Shtetit dhe policia Federale Gjermane kanë konfirmuar nisjen e projektit SCOPE III, një nismë strategjike që synon modernizimin e mëtejshmëm të kapaciteteve policore dhe forcimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Proda gjatë takimit me shefin e Departamentit të Luftës kundër Kriminalitetit në Policinë Federale Gjermane, Mathias Schaef theksoi se partneriteti është kthyer në një nga shkallat me të qëndrueshme dhe të besueshme të reformimin të sigurisë në Shqipëri.
Në projektin SCOPE III përfshihen nisma si dixhitalizimi i trajnimeve, zbatimi i inteligjencës artificiale, ngritja e strukturave rajonale shkencore, shkëmbimi i hetuesve, forcimi i sigurisë kibernetike dhe përfshirja në role udhëheqëse në kuadër të platformës EMPACT.