Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmet izraelite në Gaza. Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 52 persona në Rripin e Gazës të hënën, 33 në një shkollë të shndërruar në strehimore.
“Zgjerimi i operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë, duke shënjestruar infrastrukturën civile, në mesin e tyre edhe një shkollë që shërbente për strehimin e familjeve të zhvendosura palestineze, vrasja e civilëve, përfshirë fëmijëve, është e neveritshme”, tha von der Leyen, sipas njoftimit të lëshuar nga Bashkimi Evropian lidhur me bisedën e zhvilluar me udhëheqësin jordanez.
Ajo shtoi se “Komisioni Evropian gjithmonë ka mbështetur – dhe do të vazhdojë ta mbështesë – të drejtën e Izraelit për siguri dhe vetëmbrojtje”.
Von der Leyen paralajmëroi se përshkallëzimi dhe përdorimi i forcës kundër civilëve nuk mund të justifikohet nën ligjin humanitar dhe ndërkombëtar.









