Ditën e sotme Ipeshkvi i Dioqezës të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, përshëndeti Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV në Vatikan.
Imzot Gjergji i tregoi Papës që të dielën e kaluar së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano.
Ndërsa në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit. Gjithashtu e ftoi Papën që të vijë në Shqipëri.