-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania vendos kufizime për bashkimet familjare dhe ashpërson rregullat për shtetësinë

Kryesoret

Qeveria gjermane ka vendosur kufizime ndaj bashkimeve familjare për disa migrantë dhe ka ashpërsuar rregullat për marrjen e shtetësisë.

Ashpërsimi i politikave të migracionit është premtim kyç i kancelarit të ri konservator, Friedrich Merzh, gjatë fushatës për zgjedhjet e shkurtit. Pas marrjes së detyrës së Merz, qeveria e tij menjëherë ka vendosur kontrolle në kufijtë e Gjermanisë.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, u tha gazetarëve të mërkurën se masat e reja janë të rëndësishme për uljen e migrimit të parregullt.

Pezullimi i bashkimeve familjare do të zgjasë të paktën dy vjet dhe do të prekë personat që nuk kanë status të plotë të refugjatit.

Dobrindt tha se ky vendim do të ndihmojë në “lehtësimin” e punës së këshillave lokalë, që janë të caktuar për të ofruar ndihmë dhe integrim të personave të sapoardhur në këtë shtet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit