Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka njoftuar se me 2 qershor në Stamboll do të zhvillohet raundi i dytë i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Delegacioni rus i kryesuar nga Medinsky është gati t’i paraqesë Ukrainës një memorandum mbi zgjidhjen e krizës ukrainase në Stamboll më 2 qershor”, tha ministri rus.
Palët kanë ranë dakord të zhvillojnë një shkëmbim masiv të të burgosurve 1,000 për 1,000 dhe të paraqesin vizionin e tyre për mundësitë e një armëpushimi të ardhshëm.
Presidenti rus, Vladimir Putin pas një bisede telefonike me Trump më 19 maj, tha se Moska është e gatshme të punojë me Ukrainën mbi një memorandum për një marrëveshje të ardhshme paqeje.