Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të sigurisë së lartë të Fushë Krujës.
Dyshimet e para janë se është vendosur një sasi eksplozivi pranë një gjeneratori. Por hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që të ketë shpërthyer vetë gjeneratori.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.