Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Faton Peci ka reaguar një ditë pas intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale. Peci hetohet në lidhje me shfrytëzimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Ai shprehet se e dinë se si e ka kryer detyrën e tij zyrtare.
“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherësh janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës.
Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar ai në Facebook.