Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili njihet “Ben Qimja”.
Gjykata e Fierit i ka caktuar atij masën e sigurisë “arrest në burg” që prej muajit shkurt të këtij vit. Ai ndodhet në arrati, por përmes avokatëve ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.
Hetimi penal i “Ben Qimja” ka nisur pas kallëzimit të një noteri, i cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.
Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi Cjapi ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt. Kështu Prokuroria ka ushtruar kontroll në shtëpinë e “Ben Qimes” dhe gjeti armën në banesë.