Një të riu me inicialet O.L. i është caktuar masa arrest në burg, pasi dyshohet se i ka shitur kokainë një vajze të mitur në Sarandë.
Pas kërkesës së Prokurorisë, vendimi u dha nga gjykata dhe u ekzekutua në Tiranë, ku i riu u kap nga Policia.
Ngjarja ka ngritur shqetësim për përfshirjen e të miturve në rrjetet e narkotikëve. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.