Sali Berisha ka reaguar në konferencën e fundit për media lidhur me foton që kryeministri Edi Rama publikoi së fundmi me ish-kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian Elmar Brok.
“Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!”, ishte një shprehje ironike dhe jo një kërcënim real.
Sipas tij, Elmar Brok është një mik i shqiptarëve dhe një mbështetës i votës së lirë në vend:
“Elmar Brook mik i shqiptarëve, urimi për Ramën, një ironi. Ai mbetet një mik, dhe urimi i tij është një ironi. Është një ironi, mos e pyet. Ai është mik i shqiptarëve dhe i votës së lirë të tyre. Urimi është ironi”, tha Berisha.