-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Alibej rrëfen në GJKKO: Si përfundova në hije të krimit për shkak të vëllait

Kryesoret

Në një seancë të zhvilluar pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erion Alibej ka dëshmuar mbi rrugëtimin e tij jetësor dhe mënyrën se si është përfshirë, sipas tij pa dashje, në botën e krimit të organizuar. Dëshmia është dhënë në kuadër të hetimeve për dosjen e bujshme të njohur si “Plumbi i Artë”, ku emrat e vëllezërve Alibej kanë dalë si figura kyçe në rrjete të trafikimit të drogës dhe veprimtarive kriminale ndërkombëtare.

Prokuroria: Na tregoni për veten.

Alibej: Babai mu më ka lënë të vogël. Kemi qenë familje e respektuar në qytet. Vëllai fillimisht emigroi në Greqi, më vonë në Itali. Gjate kësaj kohe ai është marra me veprimtari të jashtëligjshme, trafik droge. Unë jam kujdesur për nënën dhe nuk jam përfshirë.

Nga 2006-2010 vëllai është marrë me trafik. Në 2010 emigroi në Holandë dhe derisa ndërroi jetë ishte me dokumente holandeze. Në vijimësi, vëllai, Endrit Dylgjeri (Alibej) është marrë me trafik droge.

Në 2010 unë shkova në Itali të merrja disa ilaçe për nënën. Vëllai kërkohej nga policia italiane. Ditën e fundit që do kthehesha, më arrestoi policia. U bë një proces dhe u dënova 3 vjet e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit, edhe pse nuk isha. Në 2012 u lirova. Endriti më dërgoi një vajzë, që më mori me makinë dhe shkuam në Roterdam, Holandë.

Ditën që i shkova në shtëpi, aty gjeta edhe Hajdar Çopjen. E njihnim si elbasanlli.

I them Endritit, po ky. Sa ka ardhur, më tha, do e ndihmoj sa të gjejë një shtëpi.

Endriti kishte shumë njohje e lidhje në Holandë për trafikun e drogës. Të gjithë donin të punonin me të. Ai punonte me Anglinë, me Italinë, me Belgjikën. Të gjithë ia kishin nevojën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit