-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Alibej rrëfen: Shefi i policisë Elbasan, i shitur tek Suel Çela

Kryesoret

Erion Alibej në dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i artë” foli për atentatin e 29 dhejtorit 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku mbetën të vrarë vëllai i tij, xhaxhai dhe një turk.

Ai tha se pas ngjarjes ishte kontaktuar nga drejtues të Policisë së Elbasanit, të cilët i kërkuan të bashkëpunojë për zbardhjen e atentatit.

“Në analizat e mia, vetëm problemi me Xhoni Rusten më dilte. Edhe pse më vinin fjalë për vëllezërit Copja, prapë nuk i besoja. Më ka ardhur dhe familja e Suelit – ushtarë të tyre, ndër ta edhe ‘Nino’. Bisedova dhe me Suelin; më tha: ‘Rri i qetë, se do dali e vërteta. Shyqyr që s’ke qenë edhe ti në makinë.’ I thashë: ‘Po kush ka gjujt?’”, rrëfeu Alibej.

Më pas ai tregoi se ditën që përcolli familjarët për në banesën e fundit, ishte ende në kërkim. Sipas tij drejtori i Policisë së Elbasanit në atë kohë ishte Altin Qato, ndërsa në Prokurorinë për Krime të Rënda ndodhej Niko Brahimaj.

“Më erdhën policët dhe donin të flisnin me mua, ndërkohë që unë isha në kërkim. Më thanë: ‘Hajde bëj një deklaratë dhe do të të lirojmë, që të jesh afër familjes.’ Shkova. Ishin aty Qato, Brahimaj dhe shefi i komisariatit, për të cilin e dija që ishte i shitur te Suel Çela. I thashë: ‘Nuk e dua këtë këtu.’ E nxorën jashtë.”, tha ai.

Alibej tregoi edhe për komunikimin me zyrtarët: “Më thanë: ‘E dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion – për kë dyshon?’ U thashë: ‘Do ju duket çudi, por mos kanë ngatërruar objektiv? Nuk di ku t’ju drejtoj.’”

Ai përfundoi dëshminë me një mesazh për shefin e komisariatit: “Ashtu siç ma dhanë fjalën që do të më lironin për të përcjellë familjarët në banesë, ashtu edhe më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë: ‘Bën mirë të ikësh nga ky qytet.’”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit