Prokuroria në Fier ka nisur hetimet për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, vjedhje energjie elektrike dhe shpërdorim detyre ndaj I.G. dhe specialistit të OSHEE-së, R.M.
Hetimi filloi pasi në kufirin Morinë u kap P.G. me sasi cannabis sativa. Kontrolli në banesën e tij në Vadhizë zbuloi një laborator kultivimi me sisteme ngrohjeje dhe ventilimi, si dhe lidhje të paligjshme të energjisë për të fshehur konsumin.
I.G. dhe R.M. u arrestuan në flagrancë. Prokuroria thekson se do të vazhdojë me përgjegjshmërinë ligjore ndaj të gjithë personave që shkelin ligjin në fushën e narkotikëve dhe abuzojnë me detyrën.