Sot po zhvillohet seanca e parë e legjislaturës së vjetër 2021-2025 pas zgjedhjeve të 11 Majit ku PS fitoi mandatin e katërt në pushtet. Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Edi Rama bëri gjithçka me shtet dhe banda për të marrë mandatin.
“Kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit.
Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve Rama përdori 76 mln euro për dhuratë për votë për 48% të votuesve, pasi fali 200 mln euro dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme.
Deputetët e këtyre karteleve zëvendësojnë ju në këtë parlament. Jo se ju nuk ishit mëkatar, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Rama” tha ai.