-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në GJKKO, Erion Alibej tregon për lidhjet me Suel Çelën dhe rrjetet e drogës

Kryesoret

Në vijim të hetimeve për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar ka dëgjuar dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej. Në një seancë të ngarkuar me detaje tronditëse, Alibej ka zbuluar marrëdhëniet e tij me figura të njohura të botës së krimit, si Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari, ndërsa ka hedhur dritë mbi rolin e të vëllait, Endrit Alibej, në rrjete të trafikut të drogës.

Përmes rrëfimit të tij, Alibej ka treguar se, ndonëse nuk ka qenë vetë i përfshirë drejtpërdrejt në veprimtari kriminale, ka pasur dijeni për aktivitetet e të vëllait dhe në disa raste ka ndihmuar për shkak të lidhjes familjare. Ai ka rrëfyer edhe për një udhëtim në Angli, në vitin 2016, të nxitur nga vështirësitë ekonomike të vëllait, ku u përball me realitete të tjera të trafikut të drogës në Europë.

“Në vitin 2012-2013 ishte kjo periudhë që Endriti më kërkoi që të takoja Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari. Endriti më tha që do testonin cilësinë e një sasie kokaine”, tregon Alibej.

Kur pyetet nga prokurorët e SPAK për jetën e tij përpara vrasjes së të vëllait, Alibej tha: “Në jetën time nuk jam marrë asnjëherë me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain.

Erion Alibej: Në vitin 2012-2013 ishte kjo periudhë që Endriti më kërkoi që të takoja Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari. Endriti më tha që do testonin cilësinë e një sasie kokaine.

SPAK: Si ka qenë jeta juaj para vrasjes së vëllait?

Erion Alibej: Në jetën time nuk jam marrë asnjëherë me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain. Se e kam vëlla.  Por më pas nga problemet ekonomike të Endritit, ai më kishte kërkuar të shkoja në Angli.

Shkova me kamion, në fillim të 2016, te familja e xhaxhit tim, qe jetonte prej shume vitesh aty. Ata nuk dinin asgjë, kisha mundësi të shisja kokainë, por nuk kisha mundësi të gjeja shtëpi. Asokohe Hajdar Çopja jetonte në Holandë dhe ua çonte drogën shpërndarësve në Gjermani me kuaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit