-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti kolumbian akuza Dritan Gjikës: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

Kryesoret

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro akuzon kreun e mafies shqiptare të drogës në Ekuador, Dritan Gjika se ka tentuar ta vrasë.

Petro me anë të një postimi në platformën X shprehet se rrjeti mafioz i udhëhequr nga Gjika, kontrollon një grup të madh kriminal, përfshirë prokurorë, zyrtarë të inteligjencës dhe portin strategjik të Buenaventura-s në Kolumbi.

“Kjo quhet bordi i narkotrafikut, me seli në Abu Dhabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI-së, portin e Buenaventura-s. Janë autorët e vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të fshehin autorët intelektualë të vrasjes brenda prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin, por pa sukses”, shkruan Petro.

Dritan Gjika, kreu i mafies shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador është arrestuar në 26 Maj në Abu Dhabi, për llogari të Ekuadorit. 47-vjeçari Dritan Gjika kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm, sipas të dhënave të tij të migracionit.

Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave narkotike në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit