Agjencia amerikane “Bloomberg” në artikullin e saj ka folur për godinën ikonike të Tiarnës, ku tani është kthyer në një destinacion turistik.
“Piramida e Tiranës tani është qendra e një kryeqyteti në lulëzim dhe godina shërben si një lloj qendre hibride kulturore dhe arsimore, një vend për të ecur përpara.“
“Pamja e re e rafinuar është një lloj mikrokozmosi për zhvillimin në kryeqytetin e Shqipërisë, ku praktikat perëndimore duket se dominojnë. Ndërsa një bum ndërtimesh ka sjellë vende pune dhe ka sjellë rikonstruksione të rrugëve, shesheve dhe periferive.
Edhe pse u rikonceptua, arkitektet ruajtën bazat e formës origjinale, por zëvendësuan fasadën e rrënuar prej kohësh me beton dhe shtuan 16 shkallë përgjatë anëve të godinës së Piramidës”, shkruan agjencia e lajmeve “Bloomberg”. “Piramidës së Tiranës i japin nje pamje unike edhe 32 struktura të mëdha, shumëngjyrëshe, në formë kutish.
Teksa Shqipëria përgatitet për anëtarësim në BE, Piramida e Tiranes është sigurisht ndër projektet më të ndritura qytetare që po riformësojnë kryeqytetin e saj. Tirana moderne po krahasohet me një Roterdam të Ballkanit, ku dizajne mbresëlënëse nga arkitektët ndërkombëtarë ndërthuren në peizazhin urban.
Jo vetëm Piramida, por gjithë Shqipëria ka ndryshuar pozitivisht”, shkruhet në artikullin e “Bloomberg”.