-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elisa Spiropali hap dyert e Kuvendit për fëmijët në prag të 1 Qershorit

Kryesoret

Në prag të 1 Qershorit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët, duke hapur dyert e Sallës së Seancave Plenare. Në këtë takim, fëmijët patën mundësinë të mësojnë nga afër për punën dhe rëndësinë e Kuvendit në jetën e përditshme.

Një moment i veçantë ishte prezantimi i “Kushtetutës për Fëmijë”, një botim i ri që shpjegon në mënyrë të thjeshtë dhe me ilustrime të bukura parimet dhe vlerat themelore të Kushtetutës shqiptare. Ky libër është menduar si një mjet mësimor për mësuesit dhe nxënësit, që i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti të pranishmit dhe lexoi me emocion preambulën e Kushtetutës për Fëmijë, ndërsa u dhuroi kopje të këtij botimi fëmijëve, me shpresën që ata ta përdorin për të njohur të drejtat e tyre.

“Ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë dhe duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, ku të gjithë jetojnë në paqe dhe respektojnë dinjitetin e njëri-tjetrit,” u shpreh Spiropali.

Kuvendi shprehu zotimin për të vazhduar mbështetjen e nismave që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, me qëllim krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit