Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zhvilloi sot një vizitë pranë Shërbimit të Pediatrisë në Tiranë.
Spiropali mori pjesë në aktivitetin e organizuar për fëmijët, si dhe takoi disa prej tyre dhe personelin mjekësor që kujdeset për ta.
Ajo u shpreh se shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve duhet të jenë gjithmonë prioritet i institucioneve dhe shoqërisë. Spiropali theksoi rëndësinë e mbështetjes për familjet nga sistemi shëndetësor.