Një ngjarje kriminale ka ndodhur pranë autosrades, ku një pasagjer që mori një taksi për të udhëtuar drejt veriut të vendit, ka devijuar rrugën drejt fshatit Fushë Mamurras dhe më pas ka kryer grabitjen.
Pasagjeri jo vetëm që nuk pagoi për shërbimin e taksisë, por gjithashtu i vodhi shoferit një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra.
Drejtuesi i taksisë ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë së Kurbinit. Policia po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.