-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e zgjedhjeve, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kryesoret

Kandidati i partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës.

Alimehmeti mori 18 128 vota si kandidat i listës së hapur dhe u rendit i dyti në listë. Ai thoë se janë vërejtur disa parregullsi që ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme.

“Duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota”, shkruan ai, duke renditur më pas edhe qendrat e votimit ku sipas tij ka pasur probleme të tilla.

“Qendrat e votimit të mësipërme krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë Qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

KËRKOJ:

Rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.”, përfundon kërkesa e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit