Gjatë një fjalimi në forumin ndërkombëtar të sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor, presidenti francez Emmanuel Macron ngriti alarmin për përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë dhe vendosi Kinën në qendër të përgjegjësisë. Ai paralajmëroi se mosveprimi i Pekinit mund të çojë në rishikimin e pozicionit të NATO-s ndaj rajonit të Azisë Juglindore.
“Prania e Koresë së Veriut në Ukrainë është një pikëpyetje e madhe për të gjithë ne. Nëse Kina nuk dëshiron që NATO të përfshihet në Azinë Juglindore, ajo duhet ta parandalojë Korenë e Veriut të veprojë në tokën evropiane.
Unë kisha shprehur kundërshtimin tim ndaj rolit të NATO-s në Azi, sepse nuk besoj në përfshirjen në rivalitetet strategjike të të tjerëve.”