Në muajin qershor Komisioni Evropian do të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me vendin tonë.
Lajmi u dha nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel. Ajo tha që mbyllja e kapitujeve do të jetë një proces shumë i rëndësishëm.
“Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund. Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, tha komisionerja Marta Kos.