Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në një lagje të Tiranës. I riu, i identifikuar me inicialet A. B., dyshohet se ka përndjekur një vajzë 24-vjeçare deri tek hyrja e pallatit ku ajo banon.
Sapo është larguar nga vendi, ai i ka vënë zjarrin kabinës elektrike të pallatit, duke lënë pa energji elektrike të gjithë ndërtesën.
Policia ndërhyri menjëherë dhe e arrestoi autorin. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.