Pesë muzikantë, të cilët ishin rezultuar të zhdukur në qytetin meksikan të Reynosa-s, pranë kufirit me SHBA-në, dyshohet se janë vranë nga anëtarë të një karteli droge meksikane.
Sipas BBC deri tani janë arrestuar nëntë anëtarë, të dyshuar si pjesë të Kartelit famëkeq të Gjirit. Ata janë arrestuar për veprën penale “vrasje”.
Muzikantët të njohur si Grupo Fugitivo, mendohet se u rrëmbyen teksa udhëtonin për në një event privat më 25 maj.
Ndërkohë hetuesit po punojnë për të përcaktuar motivin e vrasjeve.