Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftojnë se të paktën 16 persona janë shtruar në spital pas konsumimit të kastravecave të prodhuara nga Bedner Groëers në Florida dhe shpërndara nga Fresh Start Produce Sales.
Kastravecat, të shitura nga 29 prilli deri më 19 maj, lidhen me shpërthimin e salmonelës që ka prekur 18 vende dhe disa anije turistike amerikane.
Simptomat përfshijnë diarre, ethe dhe të vjella, ndërsa grupet më të rrezikuara janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.
Disa kompani kanë nisur tërheqjen e produkteve nga tregu për të parandaluar përhapjen e infeksionit.