Sonte, në finalen e Ligës së Kampioneve, Interi do të luajë me shirita të zinj në krahë për të nderuar ish-presidentin Ernesto Pelegrini, i cili ndërroi jetë sot.
Pelegrini njihej si arkitekti i ‘Scudettos të rekordeve’ të sezonit 1988-89, kur Interi arriti 58 pikë nga 68 të mundshme, në një kohë kur fitoret vlerësoheshin me 2 pikë. Nën drejtimin e tij, klubi bëri blerje të rëndësishme si Rumenige, Lotar Mateus, Klinsman dhe Brehme.
Trofeu i fundit që Interi fitoi me Pelegrinin në krye ishte Kupa UEFA në vitin 1994, pas fitores ndaj Salcburgut në finale. Në shkurt të vitit 1995, ai u largua nga posti i presidentit duke shitur aksionet te Massimo Morati.
Ky nderim nga klubi zikaltër është një mënyrë për të kujtuar kontributin e madh të Pelegrinit në historinë e Interit.