Parisi mbret i Europës. Paris SG u kurorëzua në fronin e Europës për herë të parë në historinë e vet, pasi shkatërroi 5-0 Interin në finalen e luajtur në “Allianz Arena”.
Hakimi hapi serinë e golave që në të 12’, Desire Doue ishte protagonist absolut me 2 gola.
Goditjen përfundimtare italianëve ua dha gjeorgjiani Khvicha Kvaratskhelia dhe Senny Mayulu.