-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës.

I ftuar në Euronews Albania, Sula theksoi se në politikë figura udhëheqëse ka një ndikim të madh dhe se opozita nuk mund të pretendojë ndryshim duke sjellë në skenë persona që, sipas tij, i përkasin së kaluarës.

“Një lider ka peshë të madhe në fatin e një partie. Nëse Rama konsiderohet një figurë e konsumuar, nuk mund të përballemi me të me një figurë edhe më të vjetër,” u shpreh ai.

Sula nuk ishte pjesë e garës së 11 majit, pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve. Që prej asaj kohe, ai ka artikuluar disa herë qëndrime kundërshtuese ndaj lidershipit të Berishës dhe drejtimit që ka marrë PD-ja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit