-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tension në Mynih para finales së Champions League, policia përdor gaz lotsjellës ndaj tifozëve

Kryesoret

Policia e Gjermanisë ndodhet në gatishmëri të lartë pas përshkallëzimit të dhunës në disa zona të Mynihut, para finales së UEFA Champions League mes PSG dhe Inter.

Sipas raportimeve të medias gjermane “Bild”, në metronë U6 kanë ndodhur përleshje mes tifozëve, ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të qetësuar situatën. Disa tifozë italianë kanë pësuar gjakderdhje nga konfliktet.

Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Inter drejt atyre të PSG-së në të njëjtin stacion metroje, ndërsa dhuna fizike është regjistruar edhe në stacionin qendror të trenit.

Policia ka ndërhyrë shpejt për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës, ndërsa grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit “Allianz Arena” nën mbikëqyrje të rreptë.

Finalja e madhe, që nis në orën 21:00, pritet me shumë entuziazëm nga tifozët në mbarë botën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit