-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topi: Berisha nuk do të largohet nga drejtimi i PD-së, Rama fiton lehtësisht zgjedhjet e 2029-së

Kryesoret

Ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë një analizë të qartë lidhur me situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 11 majit, duke u ndalur veçanërisht te roli i Sali Berishës dhe ecuria e Partisë Demokratike. Ai thekson se Berisha, sipas njohurive të tij, nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i PD-së, ndërsa vlerëson edhe pozicionin e kryeministrit Edi Rama për të fituar edhe zgjedhjet e vitit 2029.

“E kemi bërë këtë analizë për situatën e Shqipërisë në vitin 2030. Këtu kam qenë kur të kam thënë zgjedhjet janë në 2025, ku është 2029-a që ai nuk e përmend? Ai tregon që e ka në xhep. Pse e ka në xhep? Sepse e ka të thjeshtë, rezultati përcaktohet në tavolinë sepse i tillë është sistemi. A ka anomali më të madhe që ti merr vota të duash dhe përkthehen në një mandat ose nuk përkthehen fare. Është anomali”, tha ai.

Duke u ndalur te lista e kandidatëve të PD-së, Topi tha se në listat e mbyllura Berisha ka vendosur njerëz që garantojnë qëndrueshmëri në Parlament, ndërsa shtoi se ish-kryeministri ka qenë i bindur se do të mbetej në opozitë.

“Këta njerëz janë zgjedhur (në listën e mbyllur) për të garantuar opozitë të qëndrueshme në Parlament. Ai (Berisha) ka qenë i bindur që do të ishte në opozitë. Mënyra se si u luajt, për mua ka nxjerrë nga lista e kompeticionit politik në Shqipëri, pothuajse të gjitha partitë që morën pjesë në koalicionin humbës të Sali Berishës. Për më tepër 2-3 kryetarë partish zgjodhën të ishin në listën e hapur dhe morën një rezultat dramatik, që do të thotë se nuk u lejon atyre moralisht që të rikthehen politikisht në krye të partive. Ka një anomali gati totale të opozitës e cila sot përkthehet në një anomali institucionale të opozitës, sepse janë atje bashkërisht”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit