Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten se synon të dyfishojë tarifat për çelikun e importuar në 50% për të mbrojtur prodhimin kombëtar. Lëvizja e tij intensifikon presionin mbi sektorin e çelikut në shkallë ndërkombëtare dhe thellon luftën globale tregtare që ai ka shpallur.
“Ne do të rrisim tarifat për çelikun (e importuar) në Shtetet e Bashkuara nga 25% në 50%, gjë që do të garantojë më tej sigurinë e industrisë së çelikut në Shtetet e Bashkuara”, shpjegoi republikani, duke iu drejtuar punëtorëve të US Steel në një fabrikë në Pensilvani, të cilët festuan njoftimin e presidentit duke brohoritur në mënyrë ritmike “SHBA, SHBA!”.
Shtëpia e Bardhë tha nëpërmjet X se masa do të shpallet zyrtarisht “javën e ardhshme”.
“Askush nuk do të jetë në gjendje t’i anashkalojë” këto detyrime doganore, siguroi Donald Trump nga podiumi, me punëtorët në audiencë që mbanin helmeta dhe jelekë reflektues në sfond.









