-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ultimatumi i Izraelit ndaj Hamasit: Pranoni do të shkatërroheni

Kryesoret

Qeveria izraelite e ka paralajmëruar Hamasin se ose do ta pranojë propozimin amerikan për armëpushim dhe lirimin e pengjeve që ka mbajtur që nga sulmi i 7 tetorit 2023, ose do të “zhduket”, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi se armëpushimi është “shumë afër”.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar në rritje në lidhje me luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe situatën humanitare në enklavën palestineze, ku një bllokadë prej më shumë se dy muajsh, megjithëse u lehtësua pjesërisht javën e kaluar, ka shkaktuar mungesa të përhapura të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave të tjera thelbësore.

Në mesin e muajit, ushtria izraelite i përshkallëzoi operacionet e saj ushtarake edhe më tej, me qëllime të deklaruara publikisht për lirimin e pengjeve të mbetura, vënien nën “kontroll” të të gjithë enklavës palestineze dhe shkatërrimin e Hamasit, i cili mori pushtetin atje në vitin 2007.

Mbrëmë, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria e tij po vazhdonte operacionet e saj “me të gjitha fuqitë e saj” dhe në të njëjtën kohë po “largonte popullsinë lokale nga çdo zonë luftimi”, në një deklaratë në të cilën ai kërcënoi Hamasin.

“Vrasësit e Hamasit tani duhet të zgjedhin: do të pranojnë kushtet e ‘marrëveshjes së Wittkov’ për lirimin e pengjeve – ose do të zhduken”, tha Katz duke iu referuar propozimit të të dërguarit të posaçëm presidencial të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

“Ata janë shumë afër një marrëveshjeje për Gazën”, siguroi zoti Trump gjatë një konference për shtyp.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit