-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bullgaria në protesta kundër euros, qytetarët kërkojnë ruajtjen e monedhës kombëtare

Kryesoret

Mijëra qytetarë bullgarë dolën në rrugë këtë fundjavë në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin Sofje, për të protestuar kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë. Protestat, të organizuara nga partia ultranacionaliste “Ringjallja” dhe disa organizata joqeveritare, kërkuan ruajtjen e monedhës kombëtare  levis bullgar dhe organizimin e një referendumi për këtë çështje.

Protestuesit shprehën shqetësimin se anëtarësimi në zonën euro do të çonte në rritje të çmimeve dhe humbje të sovranitetit ekonomik të vendit.

“Kërkojmë një referendum për të mbrojtur levin bullgar dhe lirinë ekonomike të vendit,” deklaroi lideri i partisë “Ringjallja”, Kostadin Kostadinov, duke theksuar se “vullneti i popullit është kundër euros.”

Ndërkohë, edhe presidenti bullgar, Rumen Radev, ka paraqitur së fundmi një kërkesë në Parlament për zhvillimin e një referendumi mbi miratimin e euros si monedhë zyrtare.

Megjithatë, sipas Bankës Qendrore Evropiane, Bullgaria nuk i plotëson ende kushtet për t’u bashkuar me eurozonën, për shkak të nivelit të lartë të inflacionit.

Aktualisht, Bullgaria është një nga shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e përdorin euron si monedhë zyrtare, përkrah Republikës Çeke, Danimarkës, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë dhe Suedisë. Të gjitha këto vende  përveç Danimarkës që ka një klauzolë përjashtimi  janë të detyruara të adoptojnë euron pasi të përmbushin kriteret e përcaktuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit