Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, i cili ndodhet në vend për të marrë pjesë në Edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konfidenciale dhe pa konferencë për media, duke nënvizuar rëndësinë e diskutimeve të drejtpërdrejta mes dy udhëheqësve.









