Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj organizuan një festë të veçantë për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku morën pjesë fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Nën moton “Kam në zemër shqiptarinë”, fëmijët performuan këngë valle dhe recitime në një koncert festiv që përfshiu edhe teatër kukullash, cirk dhe lojëra argëtuese.
Në fjalën e tij Presidenti Begaj u shpreh mirënjohës për pjesëmarrjen e fëmijëve, ndërsa uroi që çdo fëmijë të rritet me dashuri, gëzim dhe krenari për prejardhjen e tij.
Zonja e Parë, Armanda Begaj, falënderoi veçanërisht fëmijët që kishin ardhur nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Gjermania, duke i ftuar që të ruajnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, kudo që jetojnë.
Festa u mbyll me një moment simbolik, ku fëmijët lëshuan tullumbace në ajër, duke dërguar lart ëndrrat dhe dëshirat e tyre.