Lezha është zgjuar e tronditur mëngjesin e së dielës. Pjetër Kaza 57-vjeç u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi teksa Kaza ishte rikthyer në shtëpi me makinë dhe po futej brenda.
Ai është qëlluar disa herë me armë. U gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë brenda makinës.
Policia bëri me dije se trupi është konstatuar nga bashkëshortja e viktimës rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pak momente pasi ai ishte kthyer nga turni i natës, pasi punonte në minierën e Spaçit.
Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë afër banesës dhe e kanë pritur të kthehej, duke e qëlluar.