-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, lidhur me masën e sigurisë që i është caktuar. Vendimi u mor sot në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.

Berberi ndodhet në paraburgim që prej 16 marsit të këtij viti, ndërsa kërkesat e tij për zbutjen e masës janë rrëzuar më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Apeli si dhe Gjykata e Lartë.

Përveç tij, në pranga janë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami. Ky i fundit u lirua nga shkalla e parë, por u rikthye në paraburgim pas apelimit të prokurorisë.

Hetimet zbuluan se gjatë kohës që Berberi drejtonte ARRSH dhe Agjencinë për Eficencën e Energjisë, ai favorizoi kompaninë e ortakut të tij, Valter Begaj, duke i dhënë gjashtë tenderë, ndërsa fitimet përfundonin tek kompania që Begaj zotëronte në mënyrë indirekte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit