-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jorida Tabaku: Zgjedhjet e 11 majit, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe dështim për demokracinë

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar si një dështim në një moment të rëndësishëm për integrimin europian të Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së parë të Komisionit pas zgjedhjeve, Tabaku theksoi se ky proces zgjedhor, i pari pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, duhej të shërbente si një provë për forcimin e standardeve demokratike dhe sjelljen ndryshe të klasës politike.

“Aktualisht, zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme,” tha ajo, duke u referuar raportit paraprak të OSBE/ODIHR, që evidentoi presion mbi administratën, përdorimin e burimeve shtetërore dhe lidhjen e ngushtë mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Tabaku shtoi se në vend që të përparonte, Shqipëria ka bërë hapa pas dhe se hapja e kapitujve në negociata nuk ka vlerë pa respektimin real të standardeve demokratike.

“Duhet të reflektojmë mbi raportin e OSBE/ODIHR dhe të kërkojmë përgjegjësi nga Kuvendi,” tha ajo, duke nënvizuar nevojën për reforma dhe vullnet politik që të sigurohet rruga europiane e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit