Një incident i pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sovjan, Maliq ku dy automjete janë kapluar nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Njëra prej makinave është shkrumbuar totalisht, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Automjeti i dytë mund të jetë përfshirë nga zjarri si pasojë e përhapjes së flakëve, të ndikuar edhe nga telat elektrikë që ndodhen pranë mjetit.
Ndërkohë që hetimet vijojnë, policia nuk e përjashton mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme, veçanërisht për mjetin që është djegur tërësisht.
Pronari i mjetit të djegur plotësisht ka deklaruar se nuk ka konflikte apo përplasje që mund ta lidhin me ndonjë akt të qëllimshëm.