Territori shqiptar do të mbizotërohet nga mot i kthjellët gjatë gjithë 24 orëve. Kthjellimet më të theksuara priten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të kenë kthjellime të alternuara me vranësira të shpeshta, më të dukshme sidomos në orët e pasdites. Ky stabilitet do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat do të rriten, duke luhatur vlerat minimale nga 10°C në qarkun e Dibrës deri në maksimum 32°C në zonat e ulëta.
Era do të fryjë lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke sjellë dallgëzim të ulët përgjatë brigjeve detare.