Komisioni i Ankesave e Sanksioneve, ka marrë vendimin që të shtyjë të gjitha seancat e kërkesave ankimore të kërkuar nga Partia Demokratike.
Ankimimet janë ndaj qarqeve Shkodër, Kukës dhe Lezhë, pasi Partia Demokartike nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe kërkon ripërsëritjen e tyre.
Për qarkun e Shkodrës, seanca është shtyrë ditën e hënë, me datë 09.06.2025, në orën 10:30. Për qarkun e Kukësit, do të vijohet seanca ditën e merkurë, me datë 04.06.2025, në orën 16:00.
Ndërsa për qarkun e Lezhës, seanca është shtyrë për ditën enjte, me datë 05.06.2025, në orën 15:00.