-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qazim Laçi lutje tifozëve për Serbinë: Besoj do jenë korrektë në stadium

Kryesoret

Ka nisur java e përgatitjes kundër Serbisë. Mesfushori kuqezi Qazim Laçi u shfaq optimist. Laçi deklaroi se luajtja në shtëpi përbën një përparësi të rëndësishme për kuqezinjtë.

“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetër skuadër e favorizuar, të barabartë dhe do duket brenda në fushë.

Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Besoj tifozët do jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

Nga ana fizike të gjithë lojtarët do përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty.

Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do jetë forca jonë besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë” tha ai.

Hysaj: Serbia është skuadër e fortë, presioni është shumë i madh

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit