Në Darzezë është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale. Në drejtim të zonës së prekur janë nisur menjëherë dy shërbime zjarrfikëse së bashku me efektivë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
Një ditë më parë, zjarri përfshiu pyllin me pisha në Darzezë, ku për shkak të erës së fortë u krijuan tri vatra zjarri. Aktualisht po punohet intensivisht për shuarjen e flakëve, me qëllim që të mos rrezikohen bizneset dhe pronat që operojnë në këtë zonë.