Një rrëshqitje dheu ka ndodhur në Indinë verilindore dhe si pasojë janë shkatuar përmbytje të mëdha gjatë katër ditëve të fundit.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve kanë humbur jetën 38 persona si dhe janë evakuuar qindra të tjerë. Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar edhe për më shumë reshje intensive në vijim.
Në Meghalaya ushtria ka angazhuar ekipe shpëtimi për të ndihmuar mbi 500 persona të izoluar në zonat e përmbytura. Ndërsa në Bangladeshin fqinj kanë humbur jetën të paktën katër anëtarë të një familjeje.
Autoritetet kanë bërë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara që të qëndrojnë vigjilentë dhe të evakuohen nëse është e nevojshme.