Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Next”, arrestoi tre persona për trafik droge. Në pranga ranë dy bashkëshortët Z. Ç., 55 vjeç, dhe J. Ç., 43 vjeçe, si dhe O. Sh., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të narkotikëve.
Gjatë kontrollit në automjetin e tyre dhe banesat përkatëse u gjetën sasi kokainë, cannabis sativa, para dhe peshore elektronike, të ndara në doza gati për shitje.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, duke u bazuar në informacionet e grumbulluara paraprakisht.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.